SHERBIMI INFORMATIV USHTARAK

 

 

Adresa: Bulevardi “Deshmoret e Kombit”.

Tel.: 222807

Adresa Web Site: - 

Adresa e-Mail: -  

 

 

Krijimi

Krijuar me ligjin nr. 9074, date 29.05.2003, “Per sherbimin Informativ Ushtarak”.

 

 

Funksionimi

Funksionon ne baze te ligjit te mesiperm.

 

 

Misioni

SHIU grumbullon, analizon dhe administron te dhena per veprimtarite qe cenojne sigurine kombetare, kercenime te mundshme ose rreziqe ndaj Forcave te Armatosura, qe vijne nga jashte ose shfaqen brenda vendit, per t’i paraqitur tek autoritetet dhe te komandimit strategjik te Forcave te Armatosura, per t’i mbeshtetur gjate ushtrimit te pergjegjesive te tyre.

 

 

Veprimtaria kryesore

-grumbullon, analizon dhe paraqet informacion per veprimtari qe lidhen me spiunazhin, terrorizmin, sabotazhin, subversionin ne drejtim te Ministrise se Mbrojtjes dhe te Forcave te Armatosura dhe per cdo veprimtari qe kercenon sigurine dhe stabilitetitn e shtetit;

-grumbullon, analizon dhe paraqet informacion per veprimatri te cilat kercenojne dhe rrezikojne integritetin e vendit, rendin kushtetues, planet ushtarake mbrojtese dhe realizimin e misionit te forcave te armatosura;

paraqet informacione dhe vleresime per gjendjen e sigurise ne Ministrine e Mbrojtjes e ne Forcat e Armatosura;

- merr pjese ne procedurat per pajisjen me certifikate sigurie te personelit ushtarak e civil te Ministrise se Mbrojtjes e te Forcave te Armatosura si dhe subjekteve qe kane marredhenie me to;

-merr pjese ne edukimin e personelit te Ministrise se Mbrojtjes dhe te Forcave te armatosura per ceshtje te veprimtarise se SHIU-t;

-kryen veprimtari mbeshtetese tekniko-administrative per interes te tij.

 

 

Sherbime

Nuk ofron sherbime per qytetaret.

 

 

Statusi institucional

Institucion ne varesi te Ministrit te Mbrojtjes.

 

 

Financimi

Financohet nga buxheti i shtetit.

 

 

Organizimi

ShIU eshte organ i depolitizuar, i specializuar informativ me organizim unik e te centralizuar, me struktura varesie ne te gjithe territorin ku kryejne misionin Forcat e Armatosura, brenda dhe jashte vendit. Struktura dhe organika propozohen nga Ministri i Mbrojtjes dhe miratohen nga Kryeministri.

Veprimtaria e SHIU-t kontrollohet nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise nepermjet komisionit parlamentar te perhershem ne fushen e mbrojtjes.

 

 

Numri i punonjesve

Ne Sherbimin Informativ Ushtarak jane te punesuar 91 punonjes.

 

 

Emerimi, shkarkimi, lirimi i punonjesve

Drejtori i SHIU-t emerohet dhe shkarkohet nga Kryeministri me propozim te Ministrit te Mbrojtjes.

Personeli ushtarak qe sherben ne strutkrat e SHIU-t, gezon statusin e ushtarakut te Forcave te Armatosura, ndersa stafi civil gezon statusin e nenpunesit civil.

 

 

Pagat

Pagat percaktohen sipas urdherit te perbashket nr.1 , date 27.05.1995, “Per pagat e ushtarakeve te Ministrise se Mbrojtjes”.

 

 

Marredheniet me institucione te tjera

-SHIU bashkepunon me SHISH;

-bashkepunon me institucionet shteterore dhe private, duke marre prej tyre asistencen e nevojshme dhe te dhenat qe ata zoterojne;

-Krijon marredhenie bashkepunimi me kontrate me persona te caktuar, me pelqimin e tyre, te cilet mbrohen nga ky ligj dhe akti nenligjor perkates i Ministrit te Mbrojtjes.