Ligji “Statusi i Nepunesit Civil”
Nga Gary J. Reid
Banka Boterore
Gjate zbatimit te ligjit te Sherbimit Civil, nje teresi te metash u bene vertet te dukshme. Ne pajtohemi me konklizionet e Qeverise qe ligji ka nevoje te rishikohet perpara se Reforma ne Administraten Publike te filloje zbatimin me efektivitet. Eshte merite e Qeverise qe eshte ne gjendje te zgjidhi keto probleme duke bere nje rishikim total dhe te krijoje mundesi integrimi ne kete ligj te Sherbimit Civil. Ligji i ri permban elemente te cilat jane pjese e Traditave Europiane, duke krijuar nje balance qe duket veçanerisht e pershtatshme per situaten e veçante te Shqiperise. Rregullimi i Komisionit te Sherbimit Civil , eshte marre nga modeli i UK. Pjesa e karrieres, nga ana tjeter eshte tipike per shumicen e sistemeve te EU, si Franca, Gjermania, Belgjika, Austria dhe vendet Skandinave dhe ky fakt patjeter do te kontribuoje ne nje Sherbim civil te pa politizuar.
Sipas kendveshtrimit tone, kater aspekte te ligjit te rishikuar jane te mirepritura
Se pari: ligji i rishikuar i sherbimit civil krijon nje baze te qarte ligjore per nje pavaresi te Komisionit te Sherbimit Civil. Ky komision eshte shume i rendesishem pasi do te sherbeje si nje element transparence, pergjegjshmeri dhe drejtesi ne drejtimin e sherbimit civil. Ne veçanti ne mbeshtesim faktin qe sigurohet nje mandat qarkullues prej 7 e ½ vjetesh per pjestaret e Komisionit. Ekzistenca e mundesive te tilla ka te pakten tre perfitime themelore.
Pjestaret e Komisionit do te kene nje kohe mjaft te gjate te sigurojne nje pavaresi te aresyeshme.
Koha e pjestareve te Komisionit eshte sidoqofte e nje zgjatje te percaktuar qe ne nje menyre eviton riskun e humbjes se pergjegjesise se komisionereve.
Qarkullimi i nje komisioneri çdo 1 vit e gjysem do te siguroje vazhdimesi dhe stabilitet ne perberjen e komisionit, duke siguruar ne kete menyre nje funksionim sa me normal dhe me sa me pak risk qe mund te vije si rezultat i ndryshimit te qeverise.
Se dyti: Banka Boterore konstaton me kenaqesi qe ligji i rishikuar i Sherbimit Civil siguron nje element me te sigurt per procesin e rekrutimit, qe vertet eshte me transparent, profesional dhe i bazuar ne meritat duke tentuar te largohet nga poliizimet. Ne veçanti ne mbeshtesin shume ato elemente qe :
· Kerkojne konkurence te hapur bazuar ne meritat.
· Kerkojne qe komitetet zgjedhese te kene nje perfaqesues nga Departamenti i Administrates Publike si kryetar i komitetit, nje perfaqesues i Ministrise apo Institucionit qe propozon mbushjen e vendeve boxh, nje perfaqesues nga fakulteti perkates dhe nje pjestar nga sindikatat e sherbimit civil apo organizata profesionale.
· Kerkojne qe Departamenti i Administrates Publike, bazuar ne propozimin e Komisionit te Sherbimit Civil, te emeroje fituesit e konkurences se hapur si te rekrutuar te rinj.
· Lejojne thirrje te proceseve para-zgjedhese dhe ekzaminuese Komisionin e Sherbimit Civil.
· Se treti: Ne mbeshtesin elementet e Ligjit te rishikuar qe ne menyre te ndjeshme ndajne pergjegjesite per aspekte te ndryshme te operimit te Sherbimit Civil (Berja e politikave, rekrutimi, manaxhimi i nepunesve publike aktuale, mbikqyrja etj) midis autoriteteve te ndryshme qendrore (Keshillit te Ministrave, Komisionit te Sherbimit Civil, Departamentit te Administrates Publike, Ministrise se Financave) dhe Ministrive apo agjencive perkatese.
Se katerti: Do te deshironim te theksonim rendesine e rregullave dhe udhezimeve zevendesuese qe do te kerkohen per te siguruar qe elementi per te hapur nje transparence dhe pergjegjesi me te madhe, te siguruar nga ky projektligj, heq dore nga perfitimet e paracaktuara.
Ky ligj permban:
Ø Pergjegjesi themelore per propozimin e ketyre rregullave dhe udhezimeve ne Departamentin e Administrates Publike.
Ø Pergjegjesi per te zbatuar ato ne Keshillin e Ministrave.
Ø Pergjegjesi per zbatimin e tyre se pari me Ministrite dhe Agjencite perkatese si dhe me Departamentin e Administrates Publike (per rekrutim)
Ø Pergjegjesi per mbikeqyrje te zbatimit te tyre me Departamentin e Administrates Publike.
Banka Boterore inkurajon me force Parlamentin dhe Qeverine te veprojne dhe te zbatojne sa me shpejt te jete e mundur Ligjin mbi “Statusin e Nepunesit Civil”, duke perfshire pergatitjen dhe zbatimin e rregullave dhe udhezuesve te permendura me lart.
Ne me padurim presim per t’ju mbeshtetur ne zbatimin e ligjit te ri te Sherbimit Civil dhe te asistojme Shqiperine per aq kohe sa eshte e nevojshme.