Mbi Ligjin per “Statusin e Nepunesit Civil”
Nga Filloreta KODRA
Drejtore e Departamentit te Administrates Publike
Ligji “Per Statusin e Nepunesit Civil” eshte koncepruar si nje ligj kuader i cili rregullon menaxhimin e sherbimit civil, marredheniet juridike te punes se nepunesve civil, te drejtat dhe detyrimet e tyre, menyren e rekrutimit, ngritjen ne detyre, vleresimit te punes dhe procedurat disiplinore.
Te rejat dhe ne te njejten kohe arritjet e ketij projektligji jane:
Ø Perkufizimi i nepunesve civil nepermjet nje kriteri te trefishte: institucionit, ushtrimit te autoritetit publik dhe klases perkatese.
Ø Percaktimi i qarte i fushes se veprimit te ketij ligji.
Ø Respektimi i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe Kartes se Atonomise Lokale duke siguruar mbi baza ligjore kete Autonomi e reflektuar me te drejten e pushtetit vendor per te zgjedhur dhe marre ne pune nepunesit civil ne dispozicion te tij. Keshtu Institucionet e pavarura ku perfshihen edhe organet e pushtetit vendor do te krijojne mekanizmat e tyre te menaxhimit te sherbimit civil ne varesi te tyre.
Ky ligj krijon nje sistem te balancuar controlli nepermjet institucioneve te cilene u jane dhene kompetenca ne sherbimin civilm si dhe nje kuader ligjor dhe nenligjor te unifikuar per sa u perket procedurave per marrjen ne pune, ngritjen ne detyre masat disiplinore dhe largimin nga Sherbimi Civil duke siguruar dhe pavaresine e institucioneve. Menazhimi i Sherbimit Civil realizohet nga institucionet perkatese dhe Departamenti i Administrates Publike, Mbikqyrja nga Komisioni i Sherbimit Civil, Keshilli i Ministrave dhe Departamenti i Administrates Publike , ndersa apelimi ndaj vendimeve te marra per punonjesit e Sherbimit Civil realizohet nga Komisioni i Sherbimit Civil. Departamenti i Administrates Publike pergatit per Keshillin e Ministrave politikat, dhe aktet nenligjore per menaxhimin e sherbimit civil, ndersa Keshilli i Ministrave u jep ketyre politikave formen e vullnetit politik te qeverise.
Ligji i paraqitur siguron krijimin e nje sistemi te balancuar te pergjegjesise dhe kontrollit.
Shpallja e konkurimit per vende te lira pune apo per ngritjen ne pergjegjesi realizohet nga Departamenti i Administrates publike sipas kerkeses se institucionit perkates dhe nga drejtoria e personelit per institucionet e pavarura. Zhvillimi i konkurimit realizohet nga komitetet ad hoc, te cilet kane nje perberje miste qe siguron pavaresine e institucionit, dhe vleresimin objektiv e mbi kritere professionale te kandidateve.
Zgjedhja e njerit prej tre kandidateve me te mire te propozuar nga komiteti ad hoc behet nga eprori direct si dhe Zgjidhja e ankimeve nga Komisioni i Sherbimit Civil. Menyra e konceptimit te Komisionit te Sherbimit Civil duke filluar nga menyra e seleksionimit te anetareve te ketij Komisioni, e mbarimit te mandatit te komisionereve rastet limitative te parashikuara nga ligji per shkarkimin e tyre, menyra e organizimit te rotacionit, papajtueshmeria, parashikimi i te qenit me kohe te plote, kompetencat e qarta te dhena me ligj, mundesia e njohur per miratimin e rregullores se brendeshme nga vete ai, kohezgjatja e mandatit, kompetencat per mbikqyrjen e tij (nga Parlamenti), miratimi i pagave si dhe vete ndodhja e tij ne nje ndertese te veçante e bejne kete komision nje institucion plotesisht te pavarur jashte çdo ndikimi politik te pushteteve te ndryshme.
Ne sherbim te qellimit per perzgjedhjen e punonjesve me te kualifikuar ne sherbimin civil ne ligjin eshte paraqitur nje kapitull i veçante per percaktimin e vendeve te cilat do te konsiderohen si vende pune te sherbimit civil si dhe menyra e hyrjes dhe e pranimit ne keto vende pune. Ne kete kapitull perveç percaktimit te vendeve ne administraten publike vendere dhe qendrore te cilat zihen nga nepunesit civil, pershkruhet nje procedure trasparente, demokratike dhe mbi te gjitha meritokratike e professionale per pranimin ne sherbimin civil. Kjo procedure zhvillohet ne tre faza, nga te cilat faza me e rendesishme dhe decisive per pranimin ne funksionin publik eshte faza e dyte ose faza e testimit e cila zhvillohet nga nje komitet ad hoc testimi. Perberja e komiteteve ad hoc i ben keto komitete kompetente per testimin, (kompetence e cila sigurohet nga pjesemarrja ne komitet e dy perfaqesuesve te deges perkatese ne universitet, sipas profesionit te nevojshem per vendin vakant) dhe fleksibile, ( fleksibilitet i cili sigurohet nga pjesemarrja e perfaqesuesve te ministrise apo institucionit perkates, ne dimeni me nevojat e institucionit dhe kerkesat specifike te tij) dhe nga pjesemarrja e nje perfaqesuesi nga DAP-i apo nga departamenti i personelit, kompetent per menaxhimin e sherbimit civil, respektivisht ne institucionet e Administrates Qendrore dhe institucionet e pavarura.
Sigurimi i qendrueshmerise se nepunesve civile
realizohet nga kapitulli
“Ngritja ne detyre dhe qarkullimi” i cili garanton nje nga te drejtat themelore te nepunesit civil kudo ne bote, “te drejten per te zhvilluar karrieren”, por qe ne te njejten kohe garanton edhe krijimin e nje Administrate Publike profesionale, duke percaktuar si baze per ngritjen ne detyre konkurimin dhe pershkrimin e te gjitha shkalleve te karrieres. Ky kapitull parashikon ngritje ne detyre ne nje vend te nje nivel me te lart si edhe levizjen nga nje pozicion ne nje pozicion tjeter paralel me te parin. Ne ligj eshte patur parasysh edhe trajtimi i pershtatshem e transparent i nepunesve te sherbimit civil, ne kapitullin V, percaktohet struktura e pages se nepunesit civil dhe elementet perberes te saj, duke percaktuar bazen ligjore per nje trajtim te diferencuar te kesaj kategorie nepunesish qe perben shtyllen kurrizore te Shtetit.
Ne ligjin e “Per statusin e nepunesit civil” eshte bere kujdes qe te garantohen e percaktohen te drejtat e detyrimet e nepunesve te sherbimit civil, Kapitulli VI, si dhe rrethanat, qe perbejne shkelje per te cilat nepunesi civil lirohet nga detyra dhe humbet statusin e veçante Kapitulli VII.
Nje dispozite e rendesishme e ketij kapitulli eshte neni mbi ristrukturimin, nen ne te cilin parashikohet detyrimi i qeverise te trajtoje me te gjitha te drejtat nepunesit civil te shkurtuar per shkak tre ristrukturimit deri ne ofrimin e nje vendi te te njejtit nivel ose ne pamundesi te nje niveli me te ulet ne nje institucion tjeter te Administrates Publike Qendrore apo Vendore.
Ligji i miratuar nga Kuvendi Popullor me 11.11.1999 siguron nje qartesi te brendeshme dhe specifikim te pergjegjesive, percakton ne menyre te qarte pergjegjesite per kompetencat baze, realizon kufizime e kontroll mbi autoritetet qe kane pergjegjesi, percakton kompetenca te qarta lidhur me pergjegjesite si dhe percakton rregullime institucionale realiste qe sigurojne mundesine e zbatimit te ketij ligji. Ky projektligj mbeshtet mbi kuadrin ligjor ekzistues dhe ne menyre te qarte i referohet ketij kuadri ligjor.
Ne ligjin e miratuar sigurohen rregulla te njejta menaxhimi per nepunesit e sherbimit civil si per institucionet e pavarura ashtu edhe per autoritetet lokale, Komisioni i Sherbimit Civil nga ana e tij eshte nje organ unik qe me ligj i jepet kompetenca e mbikqyrjes se menaxhimit te sherbimit civil edhe per keto institucione. Me anetaresine e propozuar per Komisionin e Sherbimit Civil mbrohen me kete komision edhe interesat e autoriteteve lokale.
Me kete ligj realizohet kuadri ligjor, i cili siguron qe organet e ndryshme administrative te menaxhojne nepunesit e tyre civil sipas te njejtave rregulla.
Organet e ndryshme pergjigjen per menaxhimin e administratave te tyre si ne rruge ligjore ashtu edhe politike. Komisioni i Sherbimit Civil si nje organ kombetar kontrollon funksionimin e sherbimit civil permes mekanizmit te apelimit nga nepunesit civile. Ne te njejten kohe e gjithe skema eshte e kontrolluar nga sistemi gjyqesor permes mekanizmave normale te sistemit gjyqesor.