Ligji i ri mbi “Statusin e Nepunesit civil” element kyç  per nje Administrate Publike Moderne

Francisco  Cardona

S I G M A

Ekzistojne nje teresi standartesh, bazuar ne principet e ligjit konstitucional dhe administrative, per administrimin Publik te pranuara nga vendet pjesetare te Bashkimit Europian. Ne te njejten  kohe keto standarte mund te sherbejne si objektiva per vendet e Europes Lindore.

Qellimi eshte  qe te kemi nje administrate Publike sa me stable, te parashikueshme, te besueshme dhe gjithmone te percaktuar nga ligji dhe principet kryesore te sigurise ligjore. Administrimi Publik duhet te jete gjithashtu I hapur, transparent dhe efektiv. Gjithashtu eficenca ne perdorimin e burimeve publike mund te jete nje qellim. Klasa Politike Shqiptare  duhet te beje perpjekje te medha per arritjen e ketyre objektivave per Administrimin Publik, Brenda nje kohe sa me te shkurter qe te jete e mundur.

Duhet theksuar qe perkrah objektivave duhet te qendroje dhe fakti qe Reforma e Propozuar per Sistemin e Sherbimit Civil duhet te kontrollohet ne arritjet e rezultateve te saj. Projektligji per sherbimin civil, permban nje teresi elementesh qe punojne ne nje drejtim pozitiv per arritjen e qellimeve, dhe neqofte se vertet zbatohen mund te sherbejne si nje element teper i fuqishem per perafrimin e sistemit shqiptar te administrates  publike me ate te Europes Perendimore.

Reformimi i  Sherbimit Civil  eshte nje kusht  i domosdoshem, por nuk mund te konsiderohet si e vetmja kerkese per kete zhvillim pasi te tjera veprime jane gjithashtu shume te nevojshme. Eshte e nevojshme te krijohet konteksti legal administrative Brenda te cilit mund te operoje sherbimi civil, te merren dhe te zbatohen vendime publike, te  percaktohet si dhe kur keto veprime administrative mund t’i dergohen gjykatave te pavarura te drejtesise. Sherbimi Civil, shume i nevojshem ne shoqerite demokratike, eshte nje nga mundesite per realizimin e standarteve te permendura me lart.

Keto standarte nuk jane vetem principe ligjore por ne te njejten kohe  ato perbejne thelbin e kultures se sherbimit civil. Ne fakt nuk ka nje model homogjen te sherbimit civil ne Europen Perendimore. Ato qe mund te jene homogjene, jane  principet e ligjit administrative dhe konstitucional te cilat ne i kemi quajtur si standarte. Pikerisht  transportimi i ketyre standarteve ne  nje administrim publik te vertete dhe ne marreveshjet institucionale te sherbimit civil, eshte ne dore te seicilit vend qe deshiron te beje diçka te tille , dhe kjo pikerisht per shkak te ketyre marreveshjeve qe jane shume te varura nga historia e ketyre vendeve, dhe te varura njekohesisht nga rrethana te brendeshme specifike prezente ne nje kontekst te caktuar kombetar.  Rendesishme eshte te sigurohemi qe cilatdo qofshin marreveshjet e veçanta  organizacionale  dhe institucionale , ato do t’u pergjigjen ketyre standarteve dhe do te jene te afta t’i materializojne ato ne nje jete te vertete publike.

Ligji shqiptar  per sherbimin civil merr ne considerate si kontekstin kombetar shqiptar, ate historic si dhe principet apo standartet e kerkuara nga demokracite moderne. Ai ne menyre  te qarte kerkon te vendose nje vije ndarese midis politikes dhe administrates.

E para (Politika) eshte  legjitimuar nepermjet  marreveshjeve politike Brenda vendit dhe ne menyre te veçante  nga perberja e saj, e cila ushqen demokracine nepermjet partive politike, zgjedhjeve dhe rregullit te ligjit qe si baze ka marreveshjet politike.

E dyta: (Administrata) eshte legjitimuar mbi bazat e merites dhe profesionalizmit, te cilat  ndihmojne ate t’i sherbejne çfaredo qeverie te zgjedhur.

Keto burime te ndryshme te legjitimitetit nenkuptojne konsekuenca te cilat jane prezente ne ligjin “Mbi Statusin e Nepunesit Civil”. Rekrutimi  dehe promovimi jane te bazuara  ne “Meritat” psh. Ne vlerat  e verteta profesionale te nje personi qe kerkon te hyje ne administraten publike  dhe kerkon te beje karriere  ne te, dhe jo ne marredheniet politike apo personale. Siguria ne pune e nepunesve civile eshte nje element i theksuar vazhdimisht. Sidoqofte kjo kerkon themelimin e disa kufizimeve tek te drejtat konstitucionale te cilat nepunesit civil patjeter duhet t’i pranojne. Te drejtat konstitucionale baze jane te kufizuara per  nepunesit civile per hir te nje profesionalizmi specifik, qe do te  thote nje pjesemarrje jo e lire  ne drejtimin e partive politike dhe jo te drejten per t’u marre lirisht me aktivitete sipermarrese qe  jane  ligjore per pjesen tjeter te qytetareve. Pra jeta private e nepunesve civile eshte gjithashtu e ndikuar nga statusi i Sherbimit Civil. Qeverisja e mire e vendit i kerkon keto kufizime.

Nje konsekuence  madhore e ligjshmerive te ndryshme eshte qe ne demokraci nepunesia publike eshte e varur nga qeveria nepermjet ligjit. Kjo do te thote  qe besnikeria  fillestare e nepunesit publik i perket normave ligjore te vendit  ashtu sikurse jane te interpretuara nga qeveria dhe gjykatat. Eshte nje3 besnikeri e ndermjetesuar nga ligji. Kjo besnikeri eshte e karakterizuar nga nje pavaresi dhe integritet professional i sherbyesve civil ne te gjitha veprimet dhe vendimet e tyre. Dhe te gjitha  keto jane elemente  te permendura ne ligjin shqiptar per “Statusin e Nepunesit Civil”.

Manaxhimi i nepunesit publik eshte nje pergjegjesi e shtetit e ushtruar nepermjet  politikaneve  te zgjedhur. Me qellim qe te parandalohet politizimi i nepunesit publik dmth i strukturave te tij manaxhuese eshte i nevojshem nje rregullim legal. Ligji, zgjidh kete problem nepermjet sigurimit te nje kontrolli per t’u bindur qe sherbimi civil do te jete ne sherbim te shtetit dhe politikaneve qeverises pa rene ne nje politizim blatant (zhurme madh). Ligji vendos  nje balancim midis ketyre dy kerkesave. Pergjegjesite per manaxhimin e sherbimit civil jane plotesisht te ndara ne Keshillin e Ministrave (drejtuesi politik), Departamentin e Administrates Publike (pergjegjese per menaxhimin) dhe Komisionin e Sherbimit Civil (kontrolluesi dhe manaxhuesi per problemet kryesore, si psh. Rekrutimi).

Ligji gjithashtu vendos bazat e nje sistemi shperblimi qe eshte i drejte dhe transparent. Pagat vertet mund te jene te ulta dhe kjo mund te kuptohet nga shoqeria dhe nepunesit publik gjithashtu, por ajo qe nuk mund te pranohet eshte mungesa e transparences, padrejtesise dhe arkitraritetit ne menaxhimin e skemave te pagave. Ligji perpiqet te zgjidhe kete problem nepermjet paraqitjes se sistemit te pagave, me te gjithe komponentet  rregullues kuptohet duke paraqitur dhe siguruar nivele adekuate te drejtesise dhe transparences.

Po te shohim aspektin teknik te berjes se ligjit, ligji eshte  i nje cilesie  shume te mire. Ai percakton principet dhe themelet  baze te politikes  mbi te cilat do te ndertohet Sherbimi Civil Shqiptar. Detajimet jane lene per nje legjislacion sekondar i cili do te zhvillohet nga qeveria. Mbajtja  e nje ligji te pergjithshem e ben me te lehte adaptimin e detajeve per ndryshime ne rrethana te veçanta  duke i ruajtur  te pandryshueshme principet baze. Si konkluzion, mund te pohohet se projektligji shqiptar per “Statusin e Nepunesit Civil” eshte nje element shume i nevojshem dhe i dobishem ne ngritjen e nje Administrate Publike profesionale , e udhehequr nga ligji dhe e besueshme per qytetaret e saj, sipermarresit  nderkombetare dhe per shtetet e tjera  demokratike.