puna e bere  nga Departamenti i administrates Publike per Zbatimin e ligjit “Statusi i Nepunesit Civil”

 

 

Nga Filloreta KODRA

(Drejtore e Departamentit)

 

 

Reforma  ne administraten publike ka  qene vazhdimisht ne qender te vemendjes se qeverise si nje nga prioritetet e programit te saj. Per zbatimin e kesaj reforme eshte bere nje pune e vazhdueshme nga Departamenti i Administrates Publike.

 

Aktualisht  ndodhemi perballe nevojes se zbatimit te ligjit dhe marrjen e masave detyruese per zbatimin e tij ne menyre qe institucionet dhe administrata shteterore te jete ne sherbim te qytetareve dhe t’u pergjigjet  nevojave te tyre, qe keta te fundit te shikojne dhe ndjejne ndryshimet ne menyren e qeverisjes.

 

Departamenti i Administrates Publike ka zbatuar ne menyre rigoroze detyrat e prioritetet e caktuara ne Strategjine e Reformes Institucionale dhe te Administrates Publike, te miratuar ne  korrik 1999 nga Keshilli i Ministrave. Departamenti gjithashtu synon ndjekjen  ne menyre  te vazhdueshme  te gjithe programit te reformes dhe sigurimin e kapacitetet institucionale te jene te angazhuara te vazhdojne  zbatimin e ketij procesi. Principet baze  te percaktuara pe zhvillimin e procesit te reformes jane transparenca, perfshirja active e shoqerise civile dhe mbeshtetja  ne rezultate konkrete. Keto parime jane patur parasysh e zbatuar ne menyre konsekuente.

 

Ne reformimin e sherbimit civil dhe burimet njerezore, rendesi e veçante  i eshte kushtuar ngritjes dhe funksionimit te Komisionit te Sherbimit Civil si nje institucion i pavarru, i cili do te sherbeje si organi qe do te garantoje procedura transparente te rekrutimit te  punonjesve.

 

Duke patur  parasysh  rolin e Komisionit te Sherbimit Civil ne gjithe  procesin e zbatimit te ligjit, ne 3 Maj 2000 Parlamenti emeroi 3 anetare te Komisionit te Sherbimit Civil bazuar ne propozimet qe u bene nga Keshilli  i Ministrave dhe Kontrolli i Larte i Shtetit.

 

Qe prej  shkurtit  2000 te gjithe nepunesit e ministrive, qe ndodhen ne vendet e percaktuara si nepunes civile kane marre njoftimin se jane  nepunes civile ne periughe prove deri ne 27 janar 2002. Deri ne fund te korrikut 2000 ka perfunduar procesi i hartimit te akteve nenligjore ne zbatim te ligjit dhe ka filluar ne praktike zbatimi i tij:

 

Ne 11.5.2000 u miratua vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 231, date 7.9.2000, VKM nr.342,  “Per levizjen  paralele dhe ngritjen ne detyre”. Prej qershorit 2000 ne  emerimin e punonjesve ne vendet e lira  zbatohen procedurat e percaktuara ne ligj dhe vendimin e Keshillit te Ministrave.

 

Me udhezimin e Keshillit te Ministrave nr.1, date 13.6.2000, “Per strukturen e renditjes se puneve ne shebimin civil, metodologjine perkatese dhe pershkrimin pergjithesues te rolit te sekretarit te pergjithshem ne kete sherbim” u percaktuan metodat dhe kriteret e klasifikimit te puneve mbi bazen e te cilave percaktohen edhe kerkesat per  perzgjedhjen e kandidateve per vendet e lira te punes ne administrate. Ne udhezimin nr.2, date 7.7.2000 u miratua “sistemi i vleresimit te arritjeve vjetore individuale te nepunesve civile” sipas te cilit percaktohen menyrat dhe kriteret e vleresimit te rezultateve ne pune si nje element i rendesishem ne permiresimin e eficiences ne administraten publike. Krijimi i nje baze te dhenash per nepunesit e administrates  publike  eshte gjithashtu nje hap tjeter i rendesishem ne sherbim te permiresimit te menaxhimit te burimeve njerezore dhe ristrukturimin e administrates publike. Kjo baze te dhenash do te pasqyroje  çdo hap  te zhvillimit  te karrieres se nepunesit civil dhe nepunesve te tjere te administrates publike dhe do te sherbeje per planifikimin afatmesem dhe afatgjate te nevojave te ndryshme ne fushen e menaxhimit te personelit, parashikimin e nevojave per trainim, pranimet e reja, ngritjen  ne pergjegjesi etj. Per kete qellim Keshilli i Ministrave miratoi vendimin nr.355, date 7.7.2000, “Per organizimin e dosjes se personelit”.

 

Ka perfunduar gjithashtu faza e pare e projektit pilot per ndertimin e bazes se te dhenave  te punonjesve te administrates publike ku jane regjistruar tashme gjithe punonjesit civile te ministrive me te dhenat  kryesore si numri i institucioneve, struktura e tyre, numri i punonjesve  per secilin institucion, paga  e tyre, vjetersia ne pune etj. Vazhdon faza e dyte e projektit per plotesimin e bazes se te dhenave me te gjithe treguesit e nevojshem, lidhja  e saj  me sistemin e treguesve te thesarit  dhe shtrirjen e kesaj baze te dhenash ne nivelet e tjera te administrates.

 

Nje nga problemet  e shumta te  administrates  publike  shqiptare eshte niveli i ulet i pagave.

 

Ristrukturimi i pagave ka per synim zbutjen e diferencave ndermjet pagave te sistemit privat dhe atij shteteror, permiresimin e cilesise se punes si dhe mbajtjen e pranimin e personelit te kualifikuar ne sektoret prioritare te administrates publike. Ne maj 2000 ka filluar zbatimi i projektit per anketimin e niveleve te pagave ne sektorin publik, privat si dhe organizatat nderkombetare qe veprojne ne Shqiperi, duke synuar qe paralelisht me procesin e konfirmimit te nepunesve civile te ndryshohet edhe shperblimi i tyre sipas sistemit te ri te shperblimit.

 

Nje tjeter  drejtim i punes  se Departamentit te Administrates Publike eshte ai i ristrukturimit te ministrive, me synim funksionimin me efiKa perfunduar gjithashtu faza e pare e projektit pilot per ndertimin e bazes se te dhenave  te punonjesve te administrates publike ku jane regjistruar tashme gjithe punonjesit civile te ministrive me te dhenat  kryesore si numri i institucioneve, struktura e tyre, numri i punonjesve  per secilin institucion, paga  e tyre, vjetersia ne pune etj. Vazhdon faza e dyte e projektit per plotesimin e bazes se te dhenave me te gjithe treguesit e nevojshem, lidhja  e saj  me sistemin e treguesve te thesarit  dhe shtrirjen e kesaj baze te dhenash ne nivelet e tjera te administrates.

 

Nje nga problemet  e shumta te  administrates  publike  shqiptare eshte niveli i ulet i pagave.

 

Ristrukturimi i pagave ka per synim zbutjen e diferencave ndermjet pagave te sistemit privat dhe atij shteteror, permiresimin e cilesise se punes si dhe mbajtjen e pranimin e personelit te kualifikuar ne sektoret prioritare te administrates publike. Ne maj 2000 ka filluar zbatimi i projektit per anketimin e niveleve te pagave ne sektorin publik, privat si dhe organizatat nderkombetare qe veprojne ne Shqiperi, duke synuar qe paralelisht me procesin e konfirmimit te nepunesve civile te ndryshohet edhe shperblimi i tyre sipas sistemit te ri te shperblimit.

 

Nje tjeter  drejtim i punes  se Departamentit te Administrates Publike eshte ai i ristrukturimit te ministrive, me synim funksionimin me efficient  dhe sherbimin me te mire ndaj publikut. Per kete qellim eshte pergatitur nje structure tip i shoqeruar  me nje pyetesor, qe  percakton disa drejtime se ku duhet  perqendruar vemendja per te patur struktura funksionale, e cila  eshte derguar per mendim ne te gjitha ministrite. Ky eshte nje process  ne vazhdim qe mendojme se do te filloje te marre forme kur te emerohen sekretaret e pergjithshem neper ministry.

 

Nevojat per trajnim te administrates publike ne Shqiperi dhe ne nepunesve civile ne veçanti  jane te medha e te shumellojeshme. Jane  vleresuar nevojat per trajnim te punonjesve te sherbimit civil, dhe jane  percaktuar disa nga fushat ku ka me teper nvoje per trajnim si menaxhimi i burimeve njerezore, trajnimi i sekretareve te pergjithshem dhe drejtoreve te personelit mbi menyrat e menaxhimit te burimeve njerezore, koordinimin, trajtimin e personelit, menaxhimi i buxhetit, njohja me ligjin e procedurave administrative, procesi i hartimit te ligjeve etj.

 

Eshte miratuar vendimi i Keshillit te Ministrave nr.315, date 23.6.2000 “Per krijimin  dhe funksionimin e Institutit  te Trainimit te Administrates Publike dhe Trainimin e Nepunesit Civil” dhe vendimi i KN nr.316, date 23.6.2000 “Per miratimin ne parim te projektit”. Krijimi i Institutit te Trainimit te Administrates Publike eshte financuar nga “Programi per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara” dhe  po punohet per zbatimin e ketij projekti. Paralelisht me punen per ngritjen e Institutit, ka filluar trainimi i drejtoreve te personelit dhe analisteve per proceset e pershkrimit dhe vleresimit te punes ne menyre qe ata te pergatiten per vleresimin e punonjesve gjate vitit qe vjen.

 

Fusha e veprimit te ligjit eshte  edhe  pushteti vendor, ku eshte bere pak ose aspak per zbatimin etij.

 

Megjithese komisioni i Sherbimit Civil eshte ngritur , ai funksionon vetem me tre anetare. Menjehere pas zgjedhjeve jane marre masa te sqarohen te zgjedhurit  e rinj te pushtetit local per menyren e funksionimit te ligjit “Statusi i nepunesit civil”, puna e bere ne zbatim te tij si dhe detyrimin e tyre ligjor per dergimin e perfaqesuesve te pushtetit vendor ne mbledhjen e perfaqesuesve te pushtetit vendor, per te propozuar e zgjedhur gjashte kandidatura ne Parlament. Ne kete menyre  plotesohet Komisioni i Sherbimit Civil dhe i hapet rruga e funksionimit te tij te plote.