Procedurat e Praninmit ne Sherbimin Civil
Nga Zhani SHAPO
Shef i Sektorit te Menaxhimit te Burimeve Njerzore
Departamenti i Administrates Publike
Procedurat e pranimit ne sherbimin civil ne pervojen boterore jane te shumta dhe te ndryshme, por dy jane parimet kryesore te cilat percaktojne nese keto procedura jane demokratike apo jo: pranimi i barazise se shanseve per pranimin ne sherbimin civil, dhe parimi i pranimit ne baze te meritave ( formimit profesionale dhe intelektual).
Jane keto dy parime, mbi te cilat mbeshtetet edhe procedura e sanksionuar ne ligjin shqiptar “Statusi i Nepunesit Civil”.
Q e l l i m i : Pranimi bazohet ne meritat, vlerat e verteta profesionale dhe intelektuale te pesonave te cilet duan te punojne ne sherbimin civil dhe te bejne karriere brenda tij, dhe jo ne preferencat apo deshiren per investime politike.
Procesi i rekrutimit: Procesi eshte i ndare ne 4 faza, qe ndjekin dhe plotesojne njera-tjetren. Faza pergatitore, verifikimit paraprak i kandidateve, testimi nga komitetet ad-hoc, perzgjedhja perfundimtare nga eprori direkt.
Faza pergatitore fillon me konstatimin apo planifikimin e nje vendi te lire, eshte faza e pare dhe ndoshta me e rendesishmja ne procesin e garantimit te suksesit te procedurave qe do te paraqiten.
Njesite e implikuara ne fazen e pare jane:
EPRORI DIREKT- Drejtoria e Personelit- Departamenti i Administrates Publike, per Institucionet Qendrore dhe EPRORI DIREKT- Drejtoria e Personelit per Institucionet e pavarura. Shpallja per konkurim botohet ne dy gazetat me qarkullim me te madh kombetare per 6 dite me radhe:
Permbajtja e shpalljes per konkurim:
Kushtet e pranimit ne sherbimin civil jane :ato elemente spcifike te funksionit publik nepermjet te cilave ligjvenesi garanton vleresimin professional te nepunesve te ardhshem dhe limiton arbitraritetin ne perzgjedhje.
Njesia kompetente ketu eshte Departamenti i Administrates Publike- Drejtoria ose Njesia e personelit per institucionet e pavarura. Ata verifikojne qe kandidatet e paraqitur kane dorezuar te gjitha dokumentat e kerkuara japin mundesine per plotesimin e dokumenteve dhe zgjidhjen e ankesave pe te eleminuar perjashtimet apriori nga procesi i testimit, kontrollojne nese jane marre masa te renda disiplinore ndaj kandidateve, si dhe lehtesojne punen e komiteteve ad-hoc per te pasur te gjitha dokumentat vertetues te nevojshem dhe per te testuar vetem personat te cilat plotesojne kriteret e pergjithshme dhe te veçanta. Ne perfundim te ketij rezultati pergatitet lista me kandidatet te cilet plotesojne kriteret dhe mund t’i nenshtrohen testimit, e cila shpallet diten e caktuar ne nje vend te dukshem ne institucionin perkates dhe permban personat qe do t’i nenshtrohen testimit, personat e skualifikuar qe nuk plotesojne kriteret, kriterin qe nuk plotesohet dhe pse, diten dhe vendin ku do te zhvillohet testimi. Ne kete liste behet i njohur edhe afati i ankimit nga rezultatet e verifikimit paraprak si dhe organi competent per zgjidhjen e tyre.
Komiteti ad-hoc eshte njesia kompetente i cili perbehet:
Vleresimi i kandidateve behet ne baze te testimit me shkrim dhe testimit me goje.
Testimi me shkrim:
Numri i pikeve te grumbulluara ne testimin me shkrim eshte 70 pike.
Lloji i testimit qe ndeshet ne praktiken perendimore sipas niveleve eshte i klasifikuar ne teste personaliteti, teste teorike, teste praktike dhe kombinimi i tre te parave.
Ne parimet e testimit me shkrim perfshihen parimet e te drejtes administrative-pergatitja e testit ne perputhje me pozicionin dhe vendin e punes si dhe njohja paraprake e fushes se testimit.
Dy jane elementet te cilat dallojne nje pozicion nga nje tjeter ne hierarkine e pozicioneve ne sherbimin civil –elementi ekspertize dhe elementi menaxhues. Me kalimin nga nje pozicion/ nivel ne tjetrin ndryshon raporti ndermjet ketyre elementeve, ne favor te elementit menaxhues. Pikerisht ndryshimit te ketij raporti duhet t’i pershtaten edhe llojet e testimit te kandidateve.
Intervista me goje .Ne intervisten me goje ne baze te dokumentave te paraqitura vleresohen elementet e meposhtem:
Ne baze te rezultateve do te dale nje liste me tre kandidatet me te mire te renditur sipas pikeve.
Eprori direkt ka per detyre te zhvilloje nje bashkebisedim me tre kandidatet e propozuar.
Qe nga koha e hyrjes ne fuqi te ligjit “Statusi i Nepunesit civil” nga Ministrite jane bere rreth 114 kerkesa per plotesim vendesh te lira, nga te cilat jane publikuar rreth 82. Jane organizuar gjithshej 25 testime.