VLERËSIMI I BESUESHMËRISË SË SISTEMEVE ADMINISTRATIVE NË ZBATIMIN E ACOUIS, MENAXHIMI DHE KONTROLLIMI I FONDEVE TË BE

 

Grupi i 10 i kontaktit të SIGMA

 

 

BAZAT THEMELORE

 

 

SIGMA ka zhvilluar një sistem bazashthemelore për 6 drejtime të menaxhimit publik: Kontrolli financiar, prokurimi publik, menaxhimi i shpenzimeve publike, kontrolli i jashtëm, nëpunësi civil, politikëbërja dhe bashkëpunimi. Të marra së bashku, këto baza përfaqësojnë një grup kriteresh për sistemet e menaxhimit qendror, që reflektojnë standardet e një praktike të mirë në shtetet anëtare të BE. Sistemet e menaxhimit qendror të organizuara mirë japin kontributin e tyre në funksionimin e besueshëm të sistemit adminsitrativ publik.

 

Këto baza mbulojnë si aspektin formal (bazat ligjore, ndërtimin institucional) ashtu dhe atë dinamik (zbatimi në praktikë, aftësia për përmirësim në të ardhmen) të këtyre sistemeve. Ata përfshijnë rregullat dhe direktivat e BE kudo që ato ekzistojnë si p.sh. në sferën e kontrollit financiar dhe prokurimit publik. Bazat themelore janë një mjet pune, të cilat janë përpunuar nga SIGMA për të siguruar bazën për verifikimin e kontrollit qendror dhe sistemeve të menaxhimit. Bazat si dhe puna që lidhet me to mbështet përpjekjet e Komisionit Europian dhe shtetet kandidate në hapësirën e zgjerimit të Bashkimit Europian.

 

Këto baza u përgatitën nga këshilli i SIGMA sipas kërkesës së Komisionit Europian në bashkëpunim të ngushtë me drejtorinë e përgjithshme (DG) të komisionit dhe Gjykatën Europian të Revizionimit (në sferën e kontrollit të jashtëm). Në përgatitjen e këtyre bazave, SIGMA grumbulloi njohuritë e analizave të mëparshme në reformën e administrimit publik në Europën Qendrore dhe Lindore të akumuluara në një periudhë 7-vjeçare pune në rajon. Bazat përfaqësojnë nivelet minimale. Vlerësimet reflektojnë katër shqetësime:

 

  1. -         Sa larg kanë shkuar në transmetimin e atyre pjesëve të acquis që merren drejtpërsëdrejti me sistemet e menaxhimit qendror (veçanërisht prokurimi dhe kontrolli financiar).
  2. -         Sa janë në gjendje sistemet e menaxhimit qendror të mbrojnë menaxhimin efektiv të fondeve të parahyrjes.
  3. -         Si janë në gjendje sistemet e politikëbërjes, të menaxhojnë ndërpozicionimin e acquis që të sigurojnë një ligj të brendshëm të rregullt?
  4. -         Deri ku sistemet e menaxhimit qendror sigurojnë zbatimin e besueshëm të aqcuis?

 

Materiali më sipër është marrë nga kriteret e Kopenhagemit dhe konkluzionet e Samitit të Madridit si dhe “certifikimi” i kontrolleve para decentralizimit të fondeve të paravlerësimit. Disa hapësira janë subjekt i negocimeve të vlerësimit, ndërsa të tjerët forcojnë kapacitetin e administratës në tërësi. Në letrën composite të 1999 që shoqëronte raportet e zakonshme. Komisioni Europian thekson se avancimi i negociatave (mbyllje e përkohshme e kapitujve) do të lidhet ngushtë me progresin e shteteve kandidate në realizimin e kërkesave, përfshirë këtu zhvillimin e kapaciteteve të tyre administrative. Duke pasur këto probleme në vëmendje del e nevojshme që të mirëmbahet baza e informacionit të vlerësimit në realitet dhe të përsëritet në mënyrë periodike ushtrimi i procesit të vlerësimit. Bazat do të rishikohen në intervale të barabarta që të ecet me të njëjtin hap me legjislacionin dhe zhvillimet e BE. Këto  do të hedhin bazat për vlerësime të mëtejshme të SIGMA, në rast se kërkohet nga Komisioni Europian. Gjithashtu ato mund të përdoren si input për programimin dhe dezignimin e asistencës së huaj në segmentet ku kjo asistencë është e domosdoshme, si në formën e programeve binjake/PHARE ashtu edhe për forma të tjera ndihme (donacione bilaterale, Banka Botërore etj.) Së fundi, bazat mund të përdoren si një instrument për vetëvlerësim nga shtetet kandidate.

 

VLERËSIMET

 

Vlerësimet në total

 

Asnjë shtet nuk përputhet me acquis përsa i përket konrollit financiar. Tre kandidate afrohen me acquis në prokurim, të tjerët kanë projektligje në shqyrtim. Të gjithë shtetet kandidate me përjashtim të dy prej tyre paraqesin rrezikshmëri për menaxhimin e drejtë dhe efikas të fondeve të BE. Këta dy shtete kandidate janë në gjendje të menaxhojnë adoptimin legjislativ konfidencial të acquis, ndërkohë që të gjitha shtetet kanë ose sisteme të dobëta ose jo ekzistuese për të vlerësuar ndikimin e ligjit. Në asnjë vend strukturat administrative nuk janë zhvilluar në atë mënyrë që të bëjnë të mundur dhe kontrollojnë zbatimin e  acquis në nivelet e kërkuara të besueshmërisë (përfshirë këtu edhe rrezikimin e korrupsionit), mirëmbajtës dhe përputhjes. Shtetet kandidate duhet të zhvillojnë më tepër strukturat e tyre administrative në mënyrë që të përmbushin kriteret e Kopenhagenit, si të sigurojnë zbatimin e ligjit, kushtet e ushtrimit të pushtetit publik dhe situata të qëndrueshme ekonomike dhe buxhetore. Të gjashtë zonat e mbuluara në vlerësime krijojnë një strukturë që ekziston në administratat e të gjitha shteteve anëtare, të cilat punojnë sipas standardeve të ligjeve administrative që janë cilësuar të padiskutueshme nga Gjykata Evropiane. Të gjithë kanë bërë hapa përpara dhe në disa raste, kanë arritur në nivelet e bazave themelore për funksione të caktuara. Megjithatë këto zhvillime nuk janë bërë në mënyrë të barabartë nga një zonë në tjetrën.

 

Zonat për përmirësim

 

Kontrolli financiar

 

Shtetet kandidate menjëherë duhet të zbatojnë rregullimet e kontrollit minimal financiar, në mënyrë që të menaxhojnë fondet kombëtare. Kjo do të kërkojë forcimin e dukshëm të aftësive dhe kapaciteteve menaxhuese dhe kontrolluese, të cilat do kenë një ndikim pozitiv në ngritjen dhe përmirësimin e të gjithë sistemeve kombëtare të kontrollit financiar.

 

Prokurimi publik

 

Në shumicën e vendeve ligjet e prokurimit kërkojnë një ngritje thelbësore për të arritur nivelin e udhëzimeve. Skemat e preferencës kombëtare duhen lënë jashtë dhe nevojiten rregullat që qeverisin (nën bazament) transaksionet e prokurimit. Në disa vende, zyra e prokurimit  qendror përsëri duhet vendosur në vend dhe duhet pajisur me personel të përgatitur. Në të gjitha vendet, shpërndarja e gjerë e aftësive dhe standardeve të prokurimit është i dosmodoshëm. Zbatimi i tyre duhet të forcohet nëpërmjet kontrollit dhe mbikëqyrjes.

Menaxhimi i shpenzimeve

 

Sistemet buxhetore duhet të forcohen, veçanërisht për planet afatmesme që  lidhin shpenzimet funksionale dhe financiare, menaxhimin e thesarit, një mirëkuptim më të gjerë për mbulimin e fondeve ekstra buxhetore dhe menaxhimin efektiv të agjencive publike. Aftësitë në Ministrinë e Financave për të analizuar dhe koordinuar proceset buxhetore duhet të forcohen.

 

Revizionimi i jashtëm

 

Revizionimi i jashtëm duhet të kthehet në një instrument kyç për të ndihmuar në zhvillimin e efikasitetit dhe efekltivitetit të rregullimeve të kontrollit financiar dhe duhet forcuar gjithashtu. Si prioritete këto përfshijnë riforcimin e pozitave institucionale, njësive të kontrollit dhe përmirësimin e kapaciteteve për të kryer të gjithë llojet e kontrolleve me një rreze maksimale.

 

Shërbimi civil

 

Procedurat administrative dhe mekanizmat e llogaridhënies duhet të forcohen. Ligjet e shërbimit civil duhet të kalohen dhe zbatohen duke siguruar paanshmëri dhe neutralitet politik të nëpunësve civil, duke rregulluar e koordinuar praktikat menaxhuese të punonjësve si dhe duke prezantuar burime konkurruese në zonat me prioritet të lartë.

 

Politikëbërja dhe vlerësimi i ndikimit

 

Në shumicën e vendeve sistemi i politikëbërjes duhet forcuar. Ka një nevojë të veçantë për një vlerësim më të mirë të ndikimit ekonomik dhe social të ligjeve të propozuara, për një koordinim më të ngushtë ndërmjet ministrive si dhe për mekanizma më të mirë në dhënien e këshillave politike dhe analizave strategjike në qendrën e qeverisë.