PROGRAM TRAJNIMI NË KUADRIN E INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BE

 



Departamenti i Administratës Publike duke e vlerësuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si një proces të rëndësishëm në kuadrin e fuqizimit dhe mbarëvajtjes së punës së Administratës Publike, në bashkëpunim me Institutin e Politikave Europiane në Berlin, organizon një program trajnimi me përfaqësues nga sfera të ndryshme të jetës. Programi-trajnerët-BE synon kalimin e njohurive bazë rreth Bashkimit Europian tek trajnuesit lokale, në mënyrë që të kualifikohen për të ndërmarrë trajnime rreth temave aktuale të BE-së. Programi do të ndihmojë në përfitimin e kualifikimeve kyçe siç janë kuptimi i njohurive të ndarjeve administrative, metodat dhe teknikat e përpunimit të njohurive dhe  ndërmjetësisë për trajnuesit e BE-së që do të formojnë platformën e trajnuesve të ardhshëm. Gjithashtu do të përgatitet një broshurë me dy volume në kuadrin e rinovimit të vazhdueshëm. Volumi i parë përmban udhëzime të detajuara për funksionimin e institucioneve të BE-së si dhe metoda moderne të njohurive ndërmjetësuese. Volumi i dytë përmban materiale mësimdhënëse me instruksione metodike-didaktike. Programi do të përgatitet sipas kërkesave specifike të Shqipërisë. Nga procesi i seleksionimit paraprak (testim sipas modelit Europian) u përzgjodh një grup prej 20 vetësh si pjesëmarrës në këtë aktivitet. Programi përbëhet nga tre faza: Faza e parë, është njohja me strukturat dhe proceset e BE. Faza e dytë, konsiston në brendësinë e punës së institucioneve kombëtare dhe  europiane, e cila do të shoqërohet me një program seminaresh mbi praktikën e përditshme të punës në institucionet e BE-së. Faza e tretë përqendrohet në rritjen dhe përforcimin e njohurive të marra, në punën me materialet/broshurat e trajnimit dhe në thithjen e njohurive të nevojshme metodike dhe praktike në fushën e politikave europiane. Në këtë fazë, trajnuesit do të krijojnë një eksperiencë praktike autonome nëpërmjet pjesëmarrjes në seminare dhe leksioneve të pavarura. Provimi për testimin e njohurive të marra në program do të jetë dhe faza përfundimtare e këtij programi. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit, vëmendja më e madhe do t’i kushtohet stimulimit të pjesëmarrjes aktive të trajnuesve të ardhshëm, siç është formimi i grupeve të punës dhe dhënia e detyrave individuale. Gjatë fazës së tretë, trajnuesit do të krijojnë një eksperiencë praktike autonome nëpërmjet ndërmarrjes së seminareve dhe leksioneve indipendente.