NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR KRIJIMIN E INSTITUTIT TË TRAJNIMIT TË ADMINISTRATËS PUBLIKE

 

 

 

Departamenti i Administratës Publike në Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë, programi për Zhvillim I Kombeve të Bashkuara UNDP dhe Fondacioni Soros, po bashkëpunojnë për projektin “Krijimi I Institutit të Trajnimit të Administratës Publike”.

 

Projekti I nënshkruar më datën 16 nëntor 2000, nga drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, znj.Filloreta Kodra dhe përfaqësuesi I Përhershëm I UNDP, z.Parviz Fartash, ka filluar të zbatohet në muajin dhjetor dhe parashikohet të përfundojë në fund të muajit nëntor 2001.

 

Ky project, ka për qëllim të mbështesë krijimin e Institutit të Trajnimit të Administratës Publike dhe zhvillimin e marrëdhënieve fillestare menaxheriale dhe operacionale ndërmjet këtij institute, autoriteteve të tij eprore dhe përdoruesve të tij kryesore – ministrive dhe organizmave vartëse të pushtetit gjyqësor. Gjithashtu, qëllim tjetër I këtij projekti, është edhe mbështetja e zhvillimit të kapacitetit të menaxhimit e trajnimit dhe bërja e programeve të para. Ngritja e Institutit të Trajnimit të Administratës Publike, do të mbështesë konsolidimin dhe zhvillimin e shërbimit civil professional në Shqipëri.

 

Veprimtaria e Institutit, do të përqendrohet në procesin e reformës së administrates publike dhe do të mbështesë drejtpërdrejt këtë reformë.

 

Ky institut do të ofrojë trajnimin fillestar, trajnim periodic dhe trajnim promocional. Këto trajnime do të bazohen në nevojat dhe kërkesat për trajnime, të cilat do të identifikohen nga Departamenti I Administratës Publike dhe nga kërkesat që do të vijnë nga ministritë e ndryshme.

 

Projekti mbështetet nga ana financiare nga PNUD-I, Fondacioni Soros dhe qeveria shqiptare në vitin e pare dhe Bashkimi Europian dhe Banka Botërore në periudhën 2002-2004. Departamenti i Administratës Publike është Agjencia zbatuese e këtij projekti.

Grupet që do të përfitojnë trajnim, do të jenë punonjësit civilë, veçanërisht ata të cilët do të jenë anëtarë të task-forcave të ndryshme për reformën në administratën publike.