IDA
&
QEVERIA SHQIPTARE
PROJEKTI NË ADMINISTRATËN PUBLIKE
Komponentët kryesorë të projektit:
Informacione shtesë mbi projektin:
KËSHILLI I MINISTRAVE
NJËSIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT
(UIPARP)
Projekti Reforma në Administratën Publike (PRAP) financohet nga një kredi prej US$ 8.5 milionë, nënshkruar në 18 prill 2000, ndërmjet IDA (Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim) dhe qeverisë shqiptare.
Pas krizës së vitit 1997, Strategia e Asistencës për Shqipërinë (SASH) e IDA-s e vë theksin qendror e ndërsektorial mbi mirëqeverisjen dhe ndërtimin e institucioneve si dhe identifikon nevojat për ndërmarrjen dhe zbatimin e reformave me qëllim ngritjen e një shteti të përgjegjshëm dhe transparent, si një nga sfidat më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare.
Strategia e IDA-s përqendrohet në tre prioritete (i) Ndërtimi i institucioneve dhe forcimi i qeverisjes (ii) nxitja e rritjes së qëndrueshme të sektorit privat (iii) mbështetja për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe zbutjen e varfërisë.
Projekti Reforma në Administratën Publike (PRAP) do të sigurojë burimet e duhura të asistencës teknike, trajnimeve dhe pajisjeve që do të jenë të nevojshme për të zbatuar në mënyrë efektive reformën në administratën publike.
2. Formulimi dhe koordinimi i politikave.
Duke synuar një formulim dhe koordinim racional të politikave dhe një orientim më të mirë ndaj prioriteteve të shtetasve, strategia e reformës në administratën publike përfshin tre elementë kryesorë:
PRAP do të sigurojë burimet e nevojshëm për mbështetjen e forcimit të Këshillit të Ministrave në këto drejtime:
3.Forcimi i menaxhimit të shpenzimeve publike (MSHP)
SASH identifikon nevojën për të kthyer dhe krijuar besimin tek qeveria si një prioritet kryesor. Memorandumi Ekonomik Vendor aktual përcakton midis të tjerash drejtimin thelbësor që do të shërbejë për krijimin e këtij besimi: përgjegjshmërinë dhe kapacitetin e administratës publike.
Strategjia e qeverisë për forcimin e administratës së saj publike adreson këto dobësi përmes dy paketave të ndërlidhura të ndërhyrjes: (i) përmirësimit të menaxhimit të financave publike, duke përfshirë menaxhimin e njëkohshëm si të shpenzimeve ashtu edhe të të ardhurave publike dhe (ii) përmirësimit të menaxhimit të burimeve njerëzore.
Për përmirësimin e menaxhimit të shpenzimeve publike, PRAP do të sigurojë burimet e nevojshme për: (i) forcimin e fokusit strategjik në lidhje me procesin e formulimit të buxhetit përmes futjes së programit buxhetor afatmesëm; (ii) forcimit të funksioneve të thesarit duke përmirësuar planifikimin financiar dhe teknologjinë e informacionit; (iii) forcimit të parashikimeve dhe analizave fiskale dhe makroekonomike; (iv) forcimit të funksioneve të kontabilitetit me anë të përmirësimit të kuadrit ligjor dhe të proceseve organizzative; (v) përmirësimit të menaxhimit të përgjithshëm të kapaciteteve të Ministrisë së Financave; (vi) përmirësimit të politikave dhe praktikave të prokurimeve.