PROJEKTI:

“ HARTIMI DHE ZBATIMI I VROJTIMIT TË PAGAVE NË SEKTORIN E SHËRBIMIT CIVIL, SEKTORIN PRIVAT DHE ORGANIZATAT E FINANCUARA NGA DONATORËT”

 

Departamenti i Administratës Publike dhe Banka Botërore kanë ndërmarrë organizimin e projektit “Hartimi dhe zbatimi i vrojtimit të pagave në sektorin e shërbimit civil, sektorin privat dhe organizatat e financuara nga donatorët”.

 

Ky project zhvillohet me ndihmën e dy OJQ-ve, Instituti i Edukimit Fiskal dhe Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

 

Qëllimet e organizimit të këtij projekti janë:

 

  1. 1.      Sigurimi i të dhënave të detajuara mbi të ardhurat (monetare dhe jomonetare) në 7 tregje pune: 1) Administrata Publike; 2) Biznesi vendas; 3) biznesi i huaj; 4) OJQ dhe PIU; 5) Organizatat donatore; 6) sektori banker; 7) ekspertët e pavarur.

 

2) Analiza e vlerësimit që punonjësit e këtyre kategorive u bëjnë të ardhurave të tyre monetare dhe jomonetare për punën e tyre.

3) Mundësimi i analizave dhe krahasimeve të sistemit të shpërblimit dhe të të ardhurave të punonjësve të shërbimit civil në lidhje me punonjës në pozicione dhe me kualifikime të përafërta në tregjet e tjera të punës.

 

Realizimi i qëllimeve të projektit do të arrihet mbi bazën e tre vrojtimeve të ndërmarra:

 

  1. -         Vrojtimi i të punësuarve individualë;
  2. -         Vrojtimi i punëdhënësve;
  3. -         Vrojtimi i të vetëpunësuarve.

 

Për dy vrojtimet e para do të ndërtohen shembuj që do të zbatohen në 6 tregjet e para të punës, bazar në tipin e organizatës punësuese. Për vrojtimin e tretë do të ndërtohet një shembull i veçantë, zbatimi i të cilit do të fokusohet në tregun e shtatë të punës.

 

Për formimin e shembullit, për të gjitha kategoritë e organizatave punësuese do të zgjidhen grupe të mëdha, përkatësisht 1 grup për çdo kategori, mbi bazën e të cilëve do të bëhen përzgjedhje të mëtejshme, duke arritur kështu në shembullin përfaqësues. Si rrjedhim i përzgjedhjeve do të intervistohet një numër të punësuarish për çdo organizatë duke formuar një total prej       1 400 të punësuarish të internistuar. Nga ana tjetër do të intervistohen zyrtaret e lartë që përfaqësojnë punëdhënësit e organizatave punësuese duke formuar një total prej 128 organizatash. Kjo do të shërbejë për verifikimin e kryqëzuar të informacionit të marrë nga të punësuarit në këto organizata.

 

Vrojtimi i organizatave punësuese do të shqyrtojë nivelin dhe strukturën e të gjithë komponentëve të të ardhurave (monetare dhe jomonetare) sipas tipit të pozicionit dhe mbajtësit të pozicionit. Vrojtimi i të punësuarëve do të shqyrtojë: 1) nivelin dhe strukturën e të gjithë komponentëve të të ardhurave (monetare dhe jomonetare). 2) Karakteristikat e pozicionit dhe të subjektit punëdhënës. 3) Burimet e dyta të të ardhurave (punë të dyta, nëse  ekzistojnë). 4) Metodat për kompensimin e të punësuarve në rast shkurtimi apo largimi të tyre me dëshirë.

 

Dy konsulentët, Instituti i Edukimit Fiskal dhe Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (Konsorciumi IFE/ACER) do të kontribuojnë në hartimin, formulimin, formatimin e pyetësorëve, në përkthimin e tyre në shqip dhe anglisht, në zbatimin e vrojtimeve, përpunimin e të dhënave, përgatitjen e statistikave përmbledhëse, si dhe raportit përfundimtar mbi rezultatet e vrojtimeve në këto 7 tregje pune.