H Y R J E

 

BAZAT E SISTEMEVE TË MENAXHIMIT TË PROKURIMIT PUBLIK

 

Sigurimi i një tregu të vetëm me funksionim të rregullt është një nga qëllimet prioritare të Komisionit Europian. Një nga rrugët kyçe për të arritur këtë dhe, elemente të tjera thelbësore të qeverisjes së drejtë është të pasurit e një sistemi funksional të prokurimit public ku konkurrenca e hapur është kurajuar për kontrata të dhëna nga njësitë publike dhe ato private. Kontratat e dhëna nga autoritetet publike, gjysmëpublike dhe sektori i pavarur i shërbimeve publike përbëjnë rreth 10% të GDP së Bashkimit Europian. Politikat dhe praktikat e besueshme të prokurimit public mund të ulin koston e shpenzimeve publike, të japin rezultate në kohë, të stimulojnë zhvillimin e sektorit privat, të ulin humbjet, vonesat, korrupsionin dhe inefikasitetin qeveritar.

 

Shtetet  kandidate nevojitet të aderojnë në direktivat e prokurimit të Komisionit Europian dhe të praktikës së mire të Shteteve anëtare të Bashkimit Europian në mënyrë që të kualifikohen për pranimin në Bashkimin Europian. Kështu një bazë për këtë mund të vendoset duke përkufizuar kërkesat themelore të një sistemi menaxhimi me funksion të plotë të prokurimit publik. Baza që parashkruhet në këtë note përqendrohet në strukturën e një sistemi por nuk mund të përshkruaj sesa mire apo keq sistemi punon në praktikë. Prandaj është e rendësishme të ekzaminohet sa efektiv është sistemi. Kjo bazë nuk merret me çështje që lidhen me problemet e menaxhimit të shpenzimeve publike, kontrollit financiar që janë në mënyrë indirekte të përfshira në funksionimin e suksesshëm të një sistemi të prokurimit public.

 

Masat e marra “Bazat”

 

 

 

 

 

 

 

  1. 1.     Legjislacioni i prokurimit publik.

 

Parimet

 

Është e domosdoshme që duhet të ekzistojnë parime të përcaktuara për ligjin e prokurimit publik dhe ligjeve të tjera të lidhura me të. Këto parime duhet të:

 

  1. -         Sigurojnë që legjislacioni që nuk hyn në fuqi menjëherë pas ditës së aprovimit të lejojë kohë të mjaftueshme për krijimin e një zyre të prokurimit publik (PPO), të caktohet dhe trajnohet personeli dhe legjislacioni dytësor të përgatitet.
  2. -         Sigurojnë një delegim të qartë të autoritetit të politikëbërjes në nivel kombëtar, krahimor dhe lokal.
  3. -         Sigurojnë një përkufizim të  qartë dhe kuptimplotë të institucioneve të pavarura dhe/ose të burimeve të parave publike në të cilat aplikohet prokurimi publik.
  4. -         Sigurojnë nëse të njëjtat rregulla aplikohen për institucionet qeveritare qendrore, krahinore dhe lokale.
  5. -         Propozojnë legjislacion sekondar, rregullat, procedurat dhe format standarde për aktivitetin e prokurimit publik.

 

Procedurat e prokurimeve

 

Shtetet e ardhshme anëtare të Bashkimit Europian duhet të kenë politika dhe procedura koherente dhe uniformë dhe të kenë plane  për përmirësime të mundshme. Çështjet që ngrihen janë si më poshtë: janë të mirat, furnizimet dhe punët, të përfshira në të njëjtat procedura? A ekziston një dokumentim i përgjithshëm standard? A ka instruktime standarde për kontraktues të fuqishëm se si të përgatisin një tender? A ka procedura të përcaktuara qartë për hapje tenderim ekzaminime, vlerësime, administrimin e kontratës dhe protokollime? Në mënyrën se si përgatitet një vlerësim financiar? A ekzistojnë kriteret e vlerësimit dhe rendësia relative e çdo kriteri? A kërkohet sigurimi për tenderin? A kërkohet një garanci për arritjet në punë? Cilat janë procedurat  e publicitetit? A janë procedurat e publicitetit? A janë kufijtë kohorë në linjë me direktivat europiane? A mund të ketë kërkesa për sqarim me shkrim nga pjesëmarrësit në tender?

 

  1. 2.     Organizzata e Prokurimit Publik Qendror

 

Kështu, duhet të ekzistojë një bazë e qartë ligjore për krijimin e një zyre të prokurimit publik me përgjegjësi të përgjithshme për dezignimin dhe implementimin e politikës së prokurimit publik. Kjo zyrë mund të diskutohet një nga ministritë ose mund të jetë nën autoritetin e Kryeministrit, Këshillit të Ministrave ose Parlamentit. Është në kapacitetin e PPO përsa i përket numrit të punonjësve që  nevojiten në marrëdhënie me hapësirën e përgjegjësive dhe numrit të institucioneve kontraktuese në shërbim?

 

  1. 3.     Implementami dhe Trajnimi i Prokurimit

 

A ekzistojnë sisteme efektive të rekrutimit dhe zhvillimit profesional të punonjësve? A janë trajnuar  punonjësit e prokurimit?  Trajnim bazik? Trajnim i Sofistikuar? Experience në prokurimin ndërkombëtar?

 

A është numri i punonjësve i mjaftueshëm? A largohen punonjësit sapo ata janë trajnuar për punëra me pagesë më të lartë? Cilat janë rrogat mesatare të punonjësve? Cilat janë mundësitë e përparimit në punë? Çfarë burime trajnimesh janë të mundshme Brenda dhe jashtë vendit? Deri në çfarë mase është sistemi i prokurimit i kompjuterizuar?

 

A janë bërë të mundshme  tek njësitë kontraktuese fletoret e shënimeve, dokumentet standarde të tenderti dhe formularët model të kontratës?

 

A janë formularët shembuj të kontratës dhe dokumentet e tjera të përfshira në dokumentacionin e tenderit? A ka kushte standarde të kontratës? A lejohen strukturat e kontratave? A lejohen formularë standard të blerjes?

 

A është i vlefshëm, informativ, informacioni që i shpërndahet njësive kontraktuese dhe sektorit privat?

 

Komisioni Europian pret nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore që menjëherë të zhvillojnë një ekonomi tregu, e zonja për të marrë kontratat e ofruara nga entet publike. Në shumë vende të rajonit, sidoqoftë, sektori privat mbetet relativisht i pazhvilluar. Megjithatë, mundësia deri ku firmat e sektorit privat sigurojnë nevojat e prokurimit të sektorit publik është një faktor i rëndësishëm për konsiderim.

 

  1. 4.     Procedurat e rishikimit të kontrollit dhe ankesave

 

Duhet të ekzistojnë, në mënyrë të përkufizuar qartë dhe shumë të kuptueshme procedurat për kontrollin dhe revizionimin e transaksioneve të prokurimit duke përfshirë masat e antikorrupsionit dhe kundër mashtrimit. Në shtesë të këtyre, duhet të ketë metoda apeli nga vendimet e fitimit të kontratës ose ankesa që dalin gjatë procesit të prokurimit.

 

  1. 5.     Kapaciteti për përmirësimin e sistemin të prokurimit publik.

 

Në vazhdim të kritereve të përshkruara më sipër, kapaciteti i një vendi që të sjellë ligjin dhe procedurat e prokurimit publik në vijë me standardet e Shteteve Anëtare të BE-së do të varet nga një numër faktorësh përfshirë edhe ekzistencën (ose jo) të:

 

  1. -         Një strategjie koherente për ndryshime.
  2. -         Një përkushtim të qëndrueshëm ndaj ndryshimeve në nivele të larta politike në qeveri.
  3. -         Përkrahjes për ndryshimin e sistemit midis faktorëve kyç  (parlamenti, firmat e sektorit privat, etj.) dhe publikut.

 

Treguesit e veçantë të dëshirës dhe kapacitetit për ndryshime mund të përfshijnë:

 

  1. -         Ekzistencën e një zyre të prokurimit publik që është e burimshme dhe përgjegjëse për përgatitjen, zbatimin dhe mbikëqyrjen e një programi të politikës së prokurimit publik.
  2. -         Nivelin e vërtetë të influencës së Zyrës së Prokurimit Publik duke marrë përgjegjësi për pozicionin administrativ si p.sh. si një departament i Ministrisë së Financave ose ndonjë ministri tjetër, ose si një agjenci që raporton tek Kryeministri, Këshilli i Ministrave ose Parlamenti.