NJË MËNYRË E RE NË PROGRAMIMIN E BUXHETIT
(Ministria e Financave inicion Programin Buxhetor Afatmesëm)
Nga Arben Cico
H Y R J E
Programmi i Buxhetit Afatmesëm, ka për qëllim kryesisht orientimin dhe planifikimin më të mirë të shpenzimeve që do të realizojë qeveria, e cila do të arrihet nëpërmjet kombinimit të tre faktorëve: Së pari, vendosjen e objektivave të përgjithshme të politikës fiskale duke evidentuar dhe mënyrat se si Qeveria do t’i arrijë ato në vitet e ardhshme. Më pas këto do të kthehen në terma operazionale duke vendosur tavane për shpenzimet. Së dyti, planifikimin e nevojshëm të kostos për të siguruar vazhdimësinë e politikave dhe programeve ekzistuese. Burimet financiare shtesë nëse do të kërkohen do të jenë mjaft të kufizuara. Kjo do t’ju imponojë ministrive një vetëdisiplinim më të madh me propozimet për shpenzime të reja. Së treti, duke hedhur dritë mbi implikimet buxhetore të vendimeve për vitet e ardhshme. PBA do të shërbejë në fazën e formulimit të buxhetit, si një instrument për planifikimin e drejtë të kostos së plotë të propozimeve për investime.
Programmi Buxhetor Afatmesëm (PBA) dhe Qeveria Shqiptare
Qeveria Shqiptare, ka filluar punën për përgatitjen e një programmi Buxhetor Afatmesëm (PBA), i cili synon futjen e një fokusi më strategjik në planifikimin e shpenzimeve.
Vendosja e këtij fokusi strategjik, e bën të pashmangshëm nevojën e integrimit të të gjitha burimeve që shteti ka në dispozicion qofshin këto të huaj apo të brendshëm, që në një perspektivë afatmesme është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të hartimit të PBA-së.
Ky proces përbën pjesën qendrore të rishikimit të Shpenzimeve Publike si dhe një nga elementet më të rëndësishëm të projektit për Reformën e Administratës Publike që Qeveria Shqiptare ka filluar me asistencën e Bankës Botërore.
Reformat e propozuara në kuadër të PBA. Reformat në kuadrin e PBA synojnë ngritjen në një nivel më të lartë të menaxhimit të shpenzimeve publike, duke përshtatur një mënyrë më strategjike në vendosjen e prioriteteve të shpenzimeve dhe planifikimin e buxhetit.PBA do të krijojë mundësi për një shkallë më të madhe parashikimi në planifikim e buxhetit duke realizuar planifikimin e shpenzimeve korrente dhe investimeve sipas një programmi tre vjeçar.
PBA i propozuar do të ketë me elemente (I) kuadrin makro-fiskal trevjeçar, që përcakton burimet për shpenzimet publike.
(II) strategjitë sektoriale, që do të lidhin politikat dhe strategjitë e programit të qeverisë me prioritet dhe programet sektoriale;
(III) planifikimin e shpenzimeve sektoriale për realizimin e prioriteteve dhe programeve të Qeverisë, në përshtatje me burimet financiare dhe strategjitë e hartuara.
Përgatitja e PBA do të bëhet nga Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministritë e Linjës në gjysmën e parë të vitit.
Përgatitja e PBA për periudhën 2001-2003 do të bëhet në kuadrin e ciklit të buxhetit 2001. Puna kryesore përgatitore është parashikuar të realizohet gjatë periudhës shkurt-maj. Pas një seminari ndërministerial që do të mbahet në muajin maj. Ministria e Financave do të paraqesë PBA për miratim në Këshillin e Ministrave (qershor 2000) dhe më pas Parlamentit, si një dokument strategjik i Qeverisë për shpenzimet publike 3-vjeçare. Gjithashtu Qeveria do të paraqesë këtë dokument në një takim Takim konsultativ me Dokument në shtator/tetor 2000.
Organizimi i masave të nevojshme që duhen ndërmarrë për përgatitjen e PBA. Për koordinimin e aktiviteteve të ndryshme si në nivel makroekonomik, ashtu edhe në nivel sektori, janë ngritur:
Asistenca për përgatitje. Grupet e Punës së Sektorëve ndihmohen dhe udhëzohen në përgatitjen e strategjive të sektorëve që të sigurohet unifikimi në mënyrën e veprimit për sektorë të ndryshëm. Për këtë qëllim, me asistencën e Bankës Botërore, Ministria e Financave ka hartuar disa udhëzime bazë për përgatitjen e strategjive për shpenzimet sektoriale, të cilat u janë shpërndarë Ministrive të Linjës.