PARIME TË LIGJIT ADMINISTRATIV DHE HAPËSIRA ADMINISTRATIVE EVROPIANE

 

1.     Parimet e ligjit administrative

 

Megjithëse shprehjet dhe konceptet e ligjit administrative ndryshojnë nga një vend në tjetrin, është e mundur që të bihet dakord për një përkufizim të përbashkët të ligjit administrative si ai grup parimesh dhe rregullash, që aplikohen në menaxhimin dhe organizimin e administrates publike dhe marrëdhënieve midis administrates dhe qytetarëve.

 

Parimet e ligjit administrative, duke përcaktuar standardet dhe duke frymëzuar sjelljen e qytetarëve, normalisht duken të shpërndarë në copa legjislative që variojnë nga Kushtetuta deri tek aktet e ndryshme të Parlamentit dhe forma të veçanta legjislacioni të deleguar si dhe ligje kausash në gjykata që merren me litigimin e çështjeve lidhur me administratën publike. Kjo vlen midis të tjerash  për vende si Belgjika, Franca, Greqia, Irlanda, Britania e Madhe. Shtete të tjera kanë vendosur kodifikime të përgjithshme të procedurale administrative, të cilat bashkohen dhe përpiqen për të sistematizuar shumë prej këtyre parimeve. Kjo vlen për Austrinë, Bullgarinë, Gjermaninë, Danimarkën, Hungarinë, Holandën, Polonioë, Portugalinë dhe Spanjën. Këto parime administrative nuk janë thjesht idera të bazuara në dëshirën e mirë; ato janë të ngulitura në institucione dhe procedura administrative të të gjitha niveleve. Aktorët në sferën publike janë ligjërisht të detyruar të bien dakord me këto parime ligjore, që duhen ruajtur nga organizza të pavarura controlli, sistemet e drejtësisë, dhe forcimin ligjor, kontrollimin parlamentar dhe duke siguruar mundësi për të marrë në pyetje dhe për të riadresuar individët dhe personat ligjorë.

 

Në fushën e ligjit të Komunitetit Evropian, Gjykata Europiane ka përcaktuar një numër të madh parimesh të ligjit administrativ duke referuar për parimet  e përgjithshme ligjore të ligjit administrativ të përbashkëta për të gjitha shtetet anëtare, në një proces të vazhdueshëm. Veçanërisht të rëndësishme janë parimet në Jurisprudencën e Gjykatës Europiane, që duhen aplikuar nga të gjitha vendet anëtare të cilat duhet t’i aplikojnë ato në vetvete: parimi i administrimit nëpërmjet ligjit, parimi i proporcionalitetit, siguria ligjore, mbrojtja e mundësive të ligjshme, mosdiskriminimi, e drejta për të folur në rastet e procedurale vendimmarrëse administrative, çlirim paraprak, kushte të barabarta për aksesin e individëve në gjykatat administrative, liabiliteti jokontaktual i administratës publike.