ASPEKTE TË REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE GJATË PERIUDHËS PRILL-TETOR 2001
Emërime dhe largime
Deri në fund të periudhës prill-tetor 2001, të dhënat e përmbledhura në lidhje me të punësuarit në administratpn publike janë si më poshtë:
Gjithashtu janë kryer 82 emërime të reja, duke e çuar në 168 numrin e përgjithshëm të emërimeve të realizuara në përputhje me procedurat e përcaktuara nga ligji “Statusi i nëpunësit civil”, që nga momenti që ky ligj ka hyrë në fuqi. Sipas informacioneve të DAP emërimet në total prej 168 pozicionesh përbëjnë 56% të numrit të vendeve të lira të shpallura në mediat e shkruara (300) ose 51.8% të totalit të numrit të vendeve të lira të ardhura në DAP (324). Sipas të dhënave të ministrive të linjës, kanë filluar punë me kontratë ose me emërim nga ministri, rreth 55 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave që kanë filluar punë me kontratë ose me emërim nga ministri gjatë periudhës janar 2000-shtator 2001 në 283 persona. Një element i rëndësishëm për mbarëvajtjen e reformës në administratë është përzgjedhja e sekretarëve të përgjithshëm. Ky post është një hallkë kyçe përcaktuese e ndarjes së nivelit politik nga ai i shërbimit civil në institucionet e administratës publike. Janë emëruar 4 sekretarë të përgjithshëm në përputhje me procedurat e ligjit “Statusi i nëpunësit civil” numri i të cilëve është 13 vetë deri në fund të muajit tetor 2001.
Largimet nga shërbimi civil, gjatë kësaj periudhe, kanë qenë 61 në numër.
Po t’i krahasojmë këto të dhëna me periudhat e mëparshme, (ku mesatarja mujore e largimeve nga shërbimi civil ka qenë rreth 12persona), vihet re një tendencë pozitive për një pakësim të largimeve nga administrata publike, (mesatarja e kësaj periudhe është rreth 8.7 largime/muaj).
Gjatë kësaj periudhe, DAP në bashkëpunim me Bankën Botërore, programin Phare, programi Tempus ka organizuar një sërë seminaresh trainuese, në lidhje me zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive menaxhuese të sekretarëve të përgjithshëm dhe të drejtorive të personelit.
Seminaret e organizuar gjatë kësaj periudhe janë si më poshtë:
Seminar i organizuar nga DAP, me mbështetjen e nga programi Phare, në dy faza në datat 29-30 gusht dhe 12-13 shtator 2001. Qëllimi i këtij grupi seminaresh ishte për zhvillimin dhe forcimin e rolit të drejtorëve të personelit si dhe në përmirësimin edhe menaxhimi i burimeve njerëzore.
Lektor i këtij seminari ishte eksperti i bashkimit europian për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe trajnimet z.Liam Heavin. Gjatë seminarit iu kushtua rëndësi kalimit nga drejtor personeli në menaxherë burimesh njerëzore, në aspektin e shtrirjes dhe zgjerimit të funksioneve dhe përgjegjësive menaxheriale të drejtorëve aktualë të personelit në ministri. Ky ndryshim roli do të shoqërohet me një zgjerim të veprimtarisë së drejtorisë, duke u transformuar në një drejtori politikëbërëse në lidhje me burimet njerëzore dhe menaxheriale në tërësi. U diskutua për problemet që vihen re në zbatimin e ligjit “Statusi i nëpunësit civil”. Për këtë qëllim nga ana e asistencës së huaj e përfaqësuar nga z.Liam Heavin, u praktikua përdorimi i teknikave të njohura ndërkombëtare, siç është analiza SWOT, për të evidentuar problemet dhe përparësitë që vihen re në zbatimin e këtij ligji të rëndësishëm. Një tjetër nisëm trajnimi është ndërmarrë nga programi Tempus në bashkëpunim me DAP dhe UIPARP në Këshillin e Ministrave. Ky program trajnimi konsistonte në zhvillimin e 5 cikleve trajnuese për sekretarët e përgjithshëm dhe drejtorët e personelit të ministrive të linjës dhe Këshillit të Ministrave.
Moduli i parë u zhvillua në datat 6 dhe 7 shtator 2001 në ambjentet e Këshillit të Ministrave me temë: “Zhvillimi i aftësive menaxheriale and profesionale të nëpunësve të lartë të shërbimit civil në Shqipëri”.
Lektorë në këtë seminar ishin z.Steven Holman nga Universiteti i Bisnesit në Stafford shire të Mbretërisë së Britanisë së Madhe dhe z.Ahmet Ceni përfaqësues i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
Z.Holman trajtoi konceptet bazë të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe krahasimin e aplikimit të këtyre formave nga sektori privat në atë publik. Ai theksoi, frytshmërinë e punës në grup dhe stilet e lidershipit.
Z.Ceni bëri një analizë të Administratës Publike në Shqipëri dhe të proceseve reformuese në 10 vitet e fundit. Ai demostroi disa forma të reja të kontrollit të personelit dhe të motivimit të tij.
Moduli i dytë i ciklit të seminareve për nxitjen e aftësive menaxhuese të sekretarëve të përgjithshëm dhe drejtorëve të personelit u zhvillua në datat 20-21 shtator 2001.
Lektor në këtë modul ishte z.Geoff Beath nga Universiteti i Bisnesit në Stafford shire të Mbretërisë së Britanisë së Madhe.
Në këtë modul trajnimi u vu theksi njohjen e metodologjisë dhe të sistemit të matjes së rezultateve në sektorin publik.
Me anë të shembujve të ndryshëm të trajtuar u bë e mundur shpjegimi i mjaft koncepteve të rëndësishme që aplikohen në menaxhimin e ektorit privat dhe që adoptohen në sektorin publik. Nëse duam rezultate të larta në veprimtarinë e administratës në sektorin publik, së pari është e nevojshme përcaktimi i saktë i objektivave që duhet të arrihen dhe më tej krijimi i sistemit të vlerësimit dhe të matjes së rezultatit të arritur për realizimin e objektivave.
Moduli i tretë u zhvillua në datat 12-13 tetor 2001 në ambjentet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me temë “Ligjet dhe rregullat e Bashkimit Europian”.
Lektorë në këtë seminar ishte z.Trevor Lyons (Stafford shire University Business School/United Kingdom of Great Britain).
Z.Lyons trajtoi konceptet bazë të legjislacionit në Bashkimin Europian duke theksuar faktin që pjesa më e madhe e ligjeve të Bashkimit Europian kanë të bëjnë me administratën publike.
U bë një pasqyrim i problematikës me të cilën është ndeshur Europa gjatë dy shekujve të fundit si dhe luftrat e vazhdueshme për qëllime territoriale. Në vazhdim, u kalua në ndryshimet paqësore aktuale në marrëdhëniet ndërmjet vendeve të Europës, marrëdhënie të cilat kaluan nga krijimi i zonave të lira të tregtisë, në bashkim doganor dhe më tej në Tregun e Përbashkët Europian duke përfunduar në krijimin e Bashkimit Europian. Bashkimi Europian presupozon 4 elementë të rëndësishëm të lëvizjes së lirë:
· Lëvizje e lirë e mallrave;
· Lëvizje e lirë e shërbimeve;
· Lëvizje e lirë e kapitalit;
· Lëvizje e lirë e krahut të punës.
Funksionimi i këtyre elemente realizohet në përputhje me një sërë ligjesh dhe rregullash.
Më tej u realizua një përshkrim i organizimit strukturor të institucioneve të Bashkimit Europian (anëtarë të së cilit janë 15 vende) si dhe u shpjegua funksionimi i mjaftë prej tyre.
Për të konkretizuar aplikimin e legjislacionit të Bashkimit Europian si dhe rastet e konflikteve që ekzistojnë me legjislacionin e vendeve anëtare, u referuan disa shembuj praktik.
Moduli i katër u zhvillua në datat 25 dhe 26 tetor 2001, në ambjentet e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, me temë “Decentralizimi – marrëdhëniet ndërmjet qeverisjes qendrore dhe asaj lokale”.
Qëllimi i këtij seminari do të konsistojë në analizën e ekuilibrit ndërmjet autoritetit dhe përgjegjësisë, si dhe në ndarjen e pushtetit sidomos në ekonomitë në tranzicion.
Lektor në këtë seminar ishte z.Wilfried Sënden ekspert në lidhje në decentralizimin nga Belgjika.
10 hapa për forcimin e marrëdhënieve qeveri-qytetarë
1. Merreni seriozisht
2. Filloni këndvështrimin qytetar
3. Mbani premtimet tuaja
4. Kujdes programimin e kohës
5. Jeni krijues
6. Balanconi interesat e ndryshme
7. Jeni të përgatitur për kritika
8. Përfshini stafin tuaj
9. Zhvilloni një politikë koherente
10. Veproni tani.
“Focus” shtator 2001. nr.21