ASPEKTE TË REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE GJATË PERIUDHËS PRILL-TETOR 2001

 

Fillimisht u bë një përshkrim historik i evoluimit të qeverisjes lokale dhe i demokratizimit të saj. Duke shpjeguar dallimin midis qeverisjes qendrore, qeverisjes lokale dhe asaj rajonale u vu theksi në elementet e depërqendrimit dhe decentralizimit të pushtetit.

 

Analiza e mëtejshme u përqendrua në shqyrtimin e dy ikjeve të decentralizimit:

 

·        Decentralizim horizontal;

·        Decentralizim vertikal.

 

Në këndvështrimin e decentralizimit mund të aplikohen njëra nga dy strategjitë:

 

Qeverisja lokale mund të jetë e varur nga ajo qendrore. Qeverisja lokale të jetë e pavarur (autonome) por nën kontrollin e  ministrisë përkatëse.

 

Tendenca ndërkombëtare është për një riorganizim të qeverisjes vendore me anë të reduktimit të numrit të bashkive apo komunave. Ndërkohë që janë krijuar mekanizmat për të realizuar një bashkëpunim midis qeverisjes qendrore dhe asaj lokale.

 

Përveç bashkëpunimit të mësipërm (i cili është bashkëpunim vertikal) ekziston edhe ai horizontal (bashkëpunim midis bashkive).

 

Për të gjitha elementet e mësipërm u soll edhe eksperienca shqiptare e argumentuar nga drejtorë të personelit të Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit. Në argumentet e saj znj.Rustemi shprehu ecurinë e procesit të decentralizimit në pushtetin vendor si dhe legjislacionin aktual për këtë proces. Nga ana e lektorit më tej u vazhdua me trajtimin e menaxhimit të qeverisjes lokale dhe përdorimin e koncepteve të tilla si strategjia organizacionale, struktura e organizimit të qeverisjes, kultura e menaxhimit, pushteti dhe interesat që ai përfaqëson, autonomia financiare e cila është mjaft e rëndësishme në lidhje me lirshmëri në vendimmarrje etj.

 

Nga të pranishmit e pakët u arrit të realizohej një diskutim në nivele të pranueshme duke krijuar një atmosferë interesi për tematikën e diskutuar.

 

Moduli i pestë u zhvillua në datat 1 dhe 2 nëntor 2001, në ambjentet e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës me temë “Administrimi Publik Konkurrues”.

 

Qëllimi i këtij seminari konsistoi në analizën e rolit të sistemit të administrimit publik në vende të ndryshme të BE dhe trajtimi i disa koncepteve të kësaj natyre për vendet në tranzicion.

 

Fokusi konsistoi në analizën e rolit politik – krijues të nivelit të lartë të nëpunësve civilë dhe marrëdhëniet e këtij niveli me klasën e zgjedhur politike.

 

Lektor në këtë seminar ishte znj.Marleen Brans, ekspert për elementet, makroekonomik, Universiteti i Laven. Prezantimi u realizua në tre pjesë.

 

·        Ekuilibrimi i marrëdhënieve politiko-administrative

·        Produkti i dhënies mendim mbi procesin e fortimit dhe zbatimit të politikave;

·        Profesionalizmi në procesin e krijimit të Politikave.

 

Eksperienca ndërkombëtare e trajtuar nga Dr.Brans u ndërthur me atë shqiptare që sollën të pranishmit në lidhje me realitetin e marrëdhënieve midis klasës politike dhe shërbimit civil si dhe zgjidhjet për të ardhmen.

 

Në vazhdimësinë e trajnimeve dhe të përmirësimit të aftësive menaxhuese, u organizua nga DAP pjesëmarrja e 5 sekretarëve të përgjithshëm dhe të drejtorit të Institutit të Trajnimit të Administratës Publike në një seminar 5 ditor në Kolegjin e Shërbimit Civil në Londër. Mbështetja për pjesëmarrjen në këtë seminar u realizuan nga Njësia e Zbatimit të Projektit të Bankës Botërore në Këshillin e Ministrave dhe nga programi Tempus.

 

Qëllimi i këtij seminari të shkurtër konsistonte që me anë të njohjes së eksperiencës së funksionimit të një administrate publike me tradita siç është ajo angleze, të bëhej e mundur përfitimi i një sërë elementesh themelore të menaxhimit të ministrive. Arritja e qëllimit të mësipërm u bë e  mundur me atë të pjesëmarrjes në një sërë seksionesh që u zhvilluan në një formë bashkëbisedimi si dhe kombinimin e elementeve teorik me vizita konkrete në mjaft institucione të administratës qendrore publike duke përfshirë edhe Kryeministrinë.

 

Si konkluzion i përpjekjeve për rritjen e  kapaciteteve menaxhuese, në përputhje me kërkesat e kohës dhe të reformës në tërësi, mund të thuhet që nga një pjesë e sekretarëve të përgjithshëm dhe drejtorëve të personelit në ministri, ka angazhim për të përfituar sa më shumë nga eksperienca e huaj dhe për ta adaptuar këtë eksperiencë në dobi të institucioneve që drejtojnë.

 

A e di publiku që reforma ishte e suksesshme?

 

Ndërkohë që reforma në Zelandën e Re ishte konsideruar nga elita e politikave dhe opinioni ndërkombëtar e sukseshme, u ndodhën përballë një uljeje të përgjithshme mosbesimi të publikut ndaj shtetit. Kjo mund të ketë ndodhur për shkak të disa faktorëve, rritja e transparencës gjithashtu rriti pretendimet e publikut, shpejtësia dhe qëllimi i procesit të reformës ishin të huaja për publikun dhe mungesa e komunikimit solli që publiku të mos kuptonte përpjekjet e reformës.