Portali i vendeve vakante ne Administraten Publike
Kjo eshte rubrika e Departamentit te Administrates Publike per shpalljet e vendeve te lira ne ministrite e linjes dhe ne Kryeministri. Ne kete faqe do te gjeni informacionin me te ri per te gjitha vendet e lire, kriteret qe duhen plotesuar, datat deri kur dorezohet dokumentacioni, daten e zhvillimit te konkurimit, etj.
Duke klikuar mbi nje nga institucionet e renditura ne te majte te ekranit, juve do ju shfaqen te gjitha pozicionet e lira te shpallura per ate institucion. Duke klikuar mbi emrin e pozicionit te deshiruar, do te keni perpara nje faqe me kater rubrika, si me poshte:
1. Shpallja e vendit te lire te punes, ku jane treguar kerkesat e vecanta qe duhet te plotesojne kandidatet e interesuar, fusha dhe materialet mbi te cilat do te zhvillohet testimi, si edhe data deri kur pranohen aplikime;
2. Paraseleksionimi i kandidateve dhe data e zhvillimit te konkurimit, ku jane te rradhitur kandidatet te cilet plotesojne kerkesat e pergjithshme dhe te vecanta per te hyre ne konkurim, kandidatet qe nuk plotesojne ndonje nga kerkesat skualifikuese dhe arsyeja perkatese, si edhe data dhe vendi i zhvillimit te konkurimit;
3. Renditja e kandidateve pas zhvillimit te konkurimit, ku do te shihni piket e grumbulluara nga secili kandidat.
4. Fituesi i konkurimit, ku do te tregohet emri i kandidatit, i cili eshte perzgjedhur nga eprori direkt si kandidati fitues.
Te gjitha aplikimet per pozicionet e lira duhen derguar ne kutine postare te Departamentit te Administrates Publike me nr. 1751, ne Tirane
Kandidatet duhet te kene parasysh se pervec plotesimit te kerkesave te vecanta te treguara ne shpalljen e vendit te lire, duhet te plotesojne edhe kerkesat e pergjithshme te parashikuara ne nenin 12 te ligjit nr. 8459, dt 11.11.1999 "Statusi i Nepunesit Civil": Mund te pranohen ne sherbimin civil personat te cilet plotesojne keto kerkesa te pergjithshme:
a) Te jene shtetas shqiptare.
b) Te kene zotesi te plote per te vepruar.
c) Te permbushin kerkesat ligjore per nivelin arsimor dhe te zoterojne aftesite e nevojshme profesionale per vendin perkates te punes.
d) Te jene ne kushte shendetesore te mira per te kryer detyrat perkatese.
e) Te mos jene te denuar me vendim te formes se prere te gjykates per kryerjen e nje krimi.
f) Te mos jete marre ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga sherbimi civil per shkak te nje shkelje te rende disiplinore
Per informacione, pyetje, apo paqartesi dergoni nje mesazh ne adresen rekrutime dhe ekspertet tane do t'Ju kthejne nje pergjigje te specializuar

|