Projekti “Inkurajimi i Reformes ne Sherbimin civil Shqipetar”



Departamenti i Administrates Publike eshte ne fazen e implementimit te projektit “Inkurajimi i Reformes ne Sherbimin Civil Shqipetar”, projekt ky i financuar nga programi CARDS 2003 i Bashkimit Evropian.


Ky projekt synon:

1. fuqizoje kapacitetin institucional te Departamentit te Administrates Publike (ketej e tutje DAP) ne menaxhimin e pergjegjesive te tij ligjore, me qellim implementimin sa me te mire te reformes ne administraten publike;

2. mbeshtese DAP ne implementimin e nje strategjie masive komunikimi, me qellim qarkullimin e informacionit dhe transparencen e proceseve, si ndaj aktoreve te perfshire ne te, ashtu edhe ndaj publikut te gjere;

3. fuqizimi i masave anti-korrupsion ne sherbimin civil shqiptar dhe krijimin e nje dimensioni etik ne sherbimin publik dhe evitimin e rasteve te konfliktit te interesave;

4. mbeshtese Institutin e Trajnimit te Administrates Publike dhe Ministrite e Linjes, ne hartimin e nje programi te plote nevojash trajnimi, dhe ne kete aspekt hartimi i nje metodologjie dhe nje manuali per plotesimin e qellimit;

mbeshtese Sekretariatin Teknik te Komisionit te Sherbimit Civil

Ky projekt do te kete ne dispozicion nje shume grant prej 750.000 Eurosh, te akorduar nga Komisioni Evropian per mbeshtetjen e reformes ne administraten publike nepermjet programit CARDS 2003.

Perfituesit e ketij projekti do te jene Departamenti i Administrates Publike, Institutit i Trajnimit te Administrates Publike, Stafi i Komisionit te Sherbimit Civil, Ministrite e linjes dhe Agjencite Qeveritare dhe ne menyre indirekte publiku i gjere.

Copyright© 2008 Departamenti i Administrates Publike Rreth DAP    Kontakt