Programi i keshillimit per studentet e diplomuar jashte vendit:
Nė kuadėr tė strategjisė sė qeverisė shqiptare pėr thithjen e trurit, gjatė vitit 2007 Departamenti i Administratės Publike nė bashkėpunim me Rrjetin e Studentėve Shqiptarė nė Botė - AS@N, zhvilloi praktika sezonale pune, dy dhe tre javore, me studentė qė studiojnė jashtė vendit.
Kjo iniciativė, ka njė impakt tė madh social nė brezat e rinj dhe synon tė hapė administratėn publike ndaj publikut tė gjerė. Zhvillimi i saj me sukses, i shėrben si interesave tė institucioneve tė huaja, ashtu dhe imazhit demokratik qė administrata publike synon tė reflektojė nė faktorin brenda dhe jashtė vendit.
Njėkohėsisht, kjo iniciativė ka pėr qėllim tė zhvillojė e forcojė pėrgatitjen arsimore tė studentėve dhe tė orientojė ata nė ambjentin e punės, ndėrkohė qė janė nė pėrfundim tė studimeve tė tyre.
Pėr mė tepėr informacion mbi praktikat dhe mėnyrėn e aplikimit, drejtohuni nė:
www.asan.al
info@asan.net.al
asankontakt@yahoo.com
Gjithashtu, theksojmė se nė vijim tė praktikave studentore, si dhe nė kuadėr tė iniciativės sė ndėrmarrė nga Universiteti i Tiranės, pėr pėrfshirjen nė programet mėsimore tė studentėve tė vitit tė katėrt, njė periudhė praktike mėsimore dy javore, Departamenti i Administratės Publike nė bashkėpunim me Fakultetin Ekonomik dhe Universitetin Marin Barleti, zhvillon praktika pune mėsimore pėr studentė tė cilėt janė nė pėrfundim tė studimeve tė tyre.
Kjo iniciativė, ėshtė nė frymėn e praktikės tashmė me shtrirje vjetore qė Departamenti i Administratės Publike ka ndėrmarrė pėr punėsimin sezonal tė studentėve tė fakulteteve tė ndryshme, duke mundėsuar kėshtu shkrirjen e pregatitjes akademike me praktikėn reale pranė institucioneve tė administratės publike.
Nese jeni te interesuar per tu bere pjese e ketij programi mund te dergoni nje aplikim te shoqeruar me CV ne adresat e email-it axhaxhiu@moi.gov.al ose mmejdini@moi.gov.al dhe te hyni ne bazen tone te te dhenave. Departamenti i Administrates Publike ne rast te kerkesave per konsultime do te caktoje nje takim me te interesuarin brenda dy diteve nga data e depozitimit te kerkeses
Departamenti i Administratės Publike, dėshiron tė falenderojė institucionet e pėrfshira nė kėtė iniciativė dhe shprehet i gatshėm pėr bashkėpunime tė mėtejshme.
Adresa: Sheshi Skėndėrbej, nr. 3, Tiranė Shqipėri, Kutia Postare Nr. 1751 Tel/Fax: +355 4 251241, 235937
www.pad.gov.al
Ju mirepresim.
|